Gjilani mposhti skuadrën zvicerane
21 janar 2022
| 17:11
Gjilani ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese gjatë qëndrimit në Turqi.
Kuqebardhët kanë mposhtur skuadrën zvicerane, Yverdon Sport FC me rezultat minimal, 1-0. Golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Blerim Krasniqi, në minutën e 40-të.
Kampionët vjeshtor janë të vendosur në Antalya, ku po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar. Gjatë qëndrimit në tokën turke, SC Gjilani do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera.