Gjilani mposhti Vushtrrinë, gjyqtari Jahmurataj goditet me shkrepës
Skuadra e Gjilani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Vushtrrisë (1-3), e cila u zhvillua sot në kuadër të xhiros së 14-të.
Gjilani ishte skuadër me e mirë dhe arriti ta mbyllë pjesën e parë me dy gola epërsi, derisa shënues ishin Razak Keita (19’) dhe Armend Halili (44’). Pas një orë lojë gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj është goditur me shkrepës nga shikuesit vendas, derisa gjyqtari kryesor Gramoz Shala mori vendim që të zbrazet tribuna kryesore.
Më pas Gjilani realizoi edhe një gol nëpërmjet Prognit, kurse për Vushtrrinë golin e nderit nga gjuajtja e lirë e realizoi Bashkim Shala, Në minutat shtesë Edison Kçiku i Gjilanit pas dy kartonëve të verdhë ndëshkohet me karton të kuq.
Pas kësaj ndeshje Gjilani e merr pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, kurse Vushtrria mbetet e parafundit me vetëm 9 pikë.
/Epoka e re/