Gjilani mposhti skuadrën ruse
22 janar 2020
| 16:28
Në Antalia fitores i është gëzuar edhe skuadra e Gjilanit, e cila e ka realizuar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës përgatitore në Turqi. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e mposhti skuadrën ruse, Yenisey Krasonyarsk (1-0).
Golin e fitores për skuadrën e Gjilanit e shënoi Darko Nikaq në “Emirhan Football Center”. Klubi kosovar përveç fitores ka dominuar edhe me posedim të topit dhe me rastet e krijuara.
/Epoka e re/