Gjilani në aksion për pastrimin e liqenit të Livoçit

11 mars 2020 | 14:36

Në kuadër të projektit “Duane Liqenin Tuaj” të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Balkan Green Foundation – Empower Engage Build Ownership dhe të implementuar nga AZHR Lindje, këtë të shtunë me fillim në orën 10:00, do të bëhet pastrimi i hapësirës së liqenit të Livoçit.

Në këtë aksion do të marrin pjesë përfaqësues të shumtë nga sektori i arsimit, shëndetësisë, institucioneve të ndryshme në nivelin lokal, me qëllimin e vetëm që kjo pasuri e vlefshme të jetë një vend i vërtet i rekreacionit dhe ambientit të pastër për qytetarët të cilët dëshirojnë të kalojnë vikendin pranë këtij liqeni.

/Epoka  e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është…