Gjilani nënshkruan marrëveshje për efiçiencë të energjisë për dy shkolla
16 qershor 2021
| 13:53
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri, ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë, e cila përfaqësohej nga zyrtarja e lartë për Buxhet dhe Financa, Besa Kerqeli, për efiçiencë të energjisë në shkollën “Skënderbeu” (Përlepnicë) dhe “Thimi Mitko”.
Sipas kësaj marrëveshjeje, në këto dy shkolla do të financohen afro 230 mijë euro.
Nënkryetari Arbër Ismajli e ka falënderuar përfaqësuesen e Ministrisë së Ekonomisë për partneritetin me Gjilanin në këto dy projekte të rëndësishme për dy shkollat, “Skënderbeu” (Përlepnicë) dhe “Thimi Mitko”.