Gjilani nis aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët
29 tetor 2019
| 11:20
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.
Gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike të lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/