Gjilani nis përgatitjet e fundit për e 20-vjetorit të çlirimit
Komuna e Gjilanit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, i cili do të nis të shënohet më 11 deri më 15 qershor.
Këtë e konfirmuar të mërkurën drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Shpresa Hajdari, në konferencën për medie, ku ka paraqitur punën e këtij resori nga janari e deri më tani, sikurse edhe planifikimin për tre muajt e ardhshëm.
“Në këtë fazë është duke u punuar në përgatitjet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ku organizimi do të fillojë nga data 11 – 15 qershor dhe përpos aktiviteteve kulturore, do të bëhet edhe shpallja e më të dalluarve të vitit, shpalljen e fituesit të çmimit ‘Beqir Musliu’, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Hajdari.
/Epoka e re/