Gjilani nis shpërndarjen e librave falas për mbi 12 mijë nxënës

30 gusht 2020 | 18:07

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, ka filluar të dielën shpërndarjen e librave falas për 12 mijë e 282 nxënës, përfshirë edhe mjetet didaktike për grupmoshën 5-6 vjeç, si institucionet parashkollore dhe çerdhet. Nazim Gagica, drejtor i DKA-së, ka falënderuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke informuar se ky proces i shpërndarjes do të përfundojë javën e ardhshme për të gjitha institucionet edukative dhe arsimore të komunës së Gjilanit.

“Kemi pranuar librat nga Ministria e Arsimit dhe jemi duke i shpërndar në bazë të numrit të nxënësve dhe shkollave të Komunës së Gjilanit. Janë të angazhuar të gjithë menaxherët dhe stafi i  shkollave, duke përfshirë këtu edhe stafin e DKA-së. Dita e parë e shkollës do të jetë e kompletuar edhe nga aspekti i literaturës, por edhe përgatitjeve që i kemi bërë në vazhdimësi për fillimin e mësimit nëpër shkollat e Gjilanit. Urojmë që gjithçka të ecë në bazë të planifikimit që kemi bërë”, ka thënë Gagica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka gjetur shkelje të ndryshme…