Gjilani përfiton nga KE një projekt në vlerë prej 400 mijë euro
10 gusht 2018
| 16:09
Komuna e Gjilanit ka përfituar të premten edhe një projekt nga Komisioni Evropian, që është i katërti partneritet me këtë institucion të rëndësishëm.
Marrëveshjen me Komisionin Evropian e ka nënshkruar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka bërë të ditur se projekti kap koston e mbi 400 mijë eurove. “Kësaj radhe projekti ka të bëjë me përfshirjen e të rinjve dhe vajzave në bujqësi në kuadër të promovimit për ekonomi sociale dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit lokal ekonomik”, është bërë me dije në komunikatën e Komunës së Gjilanit.