Gjilani përforcohet me dy lojtarë nga Shqipëria
04 korrik 2018
| 21:08
Gjilani ka konfirmuar se është përforcuar me dy futbollistë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.
“SC Gjilani sot ka finalizuar marrëveshjet me dy futbollistët e ardhur nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, bëhet fjalë për mesfushorin Ansi Nika dhe sulmuesin Brunild Pepa”, thuhet në konfirmimin e klubit gjilanas.
Gjilani thotë se të dy lojtarët kanë përvojë të gjatë në Superiore ku janë paraqitur për skuadra të ndryshme kurse së fundmi Nika kishte mbrojtur ngjyrat e Laçit dhe Pepa të Lushnjës.
Në ditët në vijim klubi i Gjilanit thotë se do të zyrtarizojë marrëveshjet edhe me disa futbollistë të tjerë.