Gjilani përforcohet me Lilën dhe Koçin
07 janar 2019
| 16:47
Ditën e sotme skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje edhe me dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin.
“Vilson Lila i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës, vjen nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë. 29-vjeçari ka bërë karrierë brenda Shqipërisë, ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit. 19-vjeçari Klejdi Koçi i cili luan pozitën e mesfushorit,vjen nga shkolla e futbollit nga Tirana, KF Therm Tirana ku ndër vite ishte lojtar i dalluar në gjeneratën e tij dhe kishte spikatur me paraqitjet e tij në kategorinë e juniorëve në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
/Epoka e re/