Gjilani përfundoi përgatitjet para nisjes për në Zvicër

06 shtator 2019 | 13:17

Skuadra e Gjilanit e ka mbajtur seancën e fundit para nisjes së për në shtetin helevetik.

Në këtë stërvitje ka punuar se bashku me skuadrën edhe Muhamet Useini, i cili ka lënë prapa lëndimin në ndeshjen kundër Ferizajt, lëndim që e mbajti atë larg fushës për disa ditë.

Vlen të ceket se mungesa e Ylli Shametit i cili nuk do të udhëtoj me skuadrën drejt Zvicrës, me ç’rast ai po rikuperohet nga një lëndim muskulor. Shameti pritet që para ndeshjes së javës së katërt kampionale, kundër Drenicës që t’i rikthehet punës me skuadrën e Gjilanit. Ekspedita e Gjilanit nesër (e shtunë) do të udhëtoj drejt shtetit të Zvicrës, ku ditën e diele do të ndeshet me ekipin nga liga e dytë zvicerane, FC Schaffhausen.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë bazamenti ynë dhe guri…