Gjilani po fiton ndaj Ballkanit pas pjesës së parë

22 korrik 2020 | 17:57

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së parafundit të sezonit 2019/20 në Ipko Superligë, me Gjilanin që po fiton 1:0 kundër Ballkanit në një duel vendimtar në garën për titull.

Kushtrim Shabani e kaloi Gjilanin në epërsi 1:0 në minutën e 42-të në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Express.

Ballkani i pati rastet e veta dhe e mbizotëroi Gjilanin por pësoi gol në shansin e vetëm të vendasve.

Siç qëndrojnë gjërat, Ballkani ngel jashtë garës për titull, sepse i ka pesë pikë më pak se liderja, Drita.

Gjilani, ndërkohë, i afrohet Dritës në vetëm një pikë dhe kjo nënkupton se kampioni do të shpallej në ditën e fundit të kampionatit.

Ndërkohë, në ndeshjet tjera, Feronikeli po e mund Trepçën ’89 me rezultat 1:0, Llapi po fiton 2:0 kundër Ferizajt, Dukagjini e Vushtrria po barazojnë 1:1, ndërsa Prishtina dhe Flamurtari po luajnë baras pa gola, po ashtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur…