Gjilani pranon 20 laptopë donacion nga Zvicra
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar të martën 20 laptopë për shkollat profesionale, që është donacion i organizatës zvicerane “Labdoo”.
Në emër të kësaj organizate, donacionin ia ka dorëzuar kryetarit Haziri, koordinatori i “Labdoo”-s, Asdren Toska.
Me këtë rast kryetari Haziri ka falënderuar koordinatorin Toska për inicimin dhe përkushtimin që ky donacion të vije në qytetin e tij, duke thënë se laptopët do të shfrytëzohen nga shkollat profesionale pasi do të ketë ndikim direkt në përmirësimin e cilësisë në institucionet edukativo-arsimore.
Ndërsa koordinatori i organizatës zvicerane “Labdoo”, Asdren Toska, ka njoftuar se ky është vetëm fillimi i donacioneve të kësaj natyre.
Ai ka premtuar se brenda vitit edhe 200 laptopë të tjerë do t’i sjellë në Gjilan.
/Epoka e re/