![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/haziri-5.jpg)
Gjilani pranon 640 doza të vaksinës kundër Covidit, Haziri jep detaje
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka pranuar sot 640 doza të vaksinës “AstraZeneca”.
Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se prioritet është grupmosha mbi moshën 70 vjeç, të cilët janë regjistruar, por që nuk janë vaksinuar akoma.
“Ekipet e vaksinimit do t’i kontaktojnë qytetarët mbi moshën 70-vjeçare sipas planit dinamik të vaksinimit. Ndërkaq, kërkojmë nga qytetarët mbi moshën 65-vjeçare që të fillojnë të regjistrohen për vaksinim në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. E kemi bërë planin që të mos shkaktohet tollovi në këtë proces të ruajtjes së shëndetit publik”, ka thënë Haziri.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ramiz Cernica”, në rrugën “Pajazit Ahmeti” (afër tregut të rërës).
Përndryshe, në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, përkatësisht të moshës mbi 75-vjeçare, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.