
Gjilani prezanton Elton Calen
11 qershor 2021
| 12:15
Futbollisti brazilian, Elton Cale, është transferi më i ri i SC Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjilanase, me anë të një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook”.
“Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për angazhimin e tij me fanellën kuq e bardhë për dy edicionet e radhës. Cale luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa te Gjilani vjen nga radhët e KF Tiranës”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.