Gjilani prezanton Shqiprim Taipin

29 mars 2024 | 13:59

SC Gjilani ka shfrytëzuar pushim dy javor edhe për një afrim në skuadër, duke nënshkruar me mesfushorin Shqiprim Taipi.

“Përshëndetje. Unë jam Shqiprim Taipi, tani e tutje kuq e bardh”, ka shkruar klubi gjilanas.

Taipi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Shkëndija, Shkupi, Prishtina, Skënderbeu e Kukësi.

Së fundmi ishte pjesë e Kaspiy Aktau në kategorinë e dytë të futbollit të Kazakistanit, ku kishte 12-të paraqitje me dy gola të shënuar e një asistim në edicionin 2022/23.

Taibi siç e cekëm më lartë ka eksperiencë në futbollin kosovar, ku kishte ardhur te Prishtina si huazim nga Shkëndija për gjashtë muaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…