Gjilani prezanton tri përforcime (Foto)

31 janar 2021 | 21:28

Skuadra e Gjilanit të dielën i ka prezantuar tre futbollistët, Ardin Dallkun, Qëndrim Dautajn dhe Drin Govorin. Te klubi i Gjilanit nuk është bërë e ditur kohëzgjatje, por presin paraqitje dinjitoze këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.

Dautaj që luan si mesfushor edhe më herët ka qenë pjesë Gjilanit, ndërsa së fundi ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovës.

Mbrojtësi Dallku së fundi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Dallku 26-vjeçar më herët ka qenë i ftuar në dy ndeshje edhe për Kosovën. Ndërkohë Govori 21-vjeçar së fundi ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës. Ai është zhvilluar si futbollist te 2 Korriku i Prishtinës.

May be an image of 1 person

 

May be an image of 1 person

 

May be an image of 1 person

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka…