Gjilani ruan shpresat për mbijetesë
16 maj 2019
| 17:59
Skuadra e Gjilanit pas disa rezultateve negative ka arritur sot fitore ndaj Lirisë, me rezultat 4-0.
Dy gola për Gjilanin i realizoi Keita Rezak, kurse nga një gol e shtuan Fiton Hajdari dhe Ansi Nika.
Pas kësaj fitore skuadra e Gjilanit ka shtuar gjasat për mbijetesë, pasi tash ka grumbulluar 38 pikë dhe është një pikë pas Trepçës ’89 dhe dy pas Ballkanit dhe Drenicës.
/Epoka e re/