
Gjilani shënon 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve
17 shtator 2019
| 11:39
Institucionet komunale të Gjilanit, të cilëve u kanë prirë nënkryetari Arbër Ismajlin dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, me homazhe tek varrezat e dëshmorëve, kanë shënuar 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, ka deklaruar se dëshmorët janë flijuar që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Ne si komunë kemi qenë vazhdimisht mirënjohës për vepren heroike të dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit. Ata u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ne do të vazhdojmë t’i nderojmë dëshmorët dhe do të punojmë që amanetin e tyre ta çojmë në vend, që të jetojmë të bashkuar”, ka thënë Kurteshi-Emini.