Gjilani shënon Ditën ndërkombëtare të personave me sindromin down

19 mars 2021 | 13:18

Komuna e Gjilanit bashkë me qendrën e kujdesit ditor “Pema”, kanë mbjellë 21 fidane në lagjen “Iliria” në shënim të 21 marsit, Ditës ndërkombëtare të personave me sindromin down.

Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet buxhetore e kanë mbështetur qendrën “Pema” dhe të gjitha organizatat që përkujdesen për trajtimin e personave me sindromin down.

“Ne si Komunë e kemi shprehur gatishmërinë që iniciativën e qendrës ‘Pema’ ta përkrahim në institucionet komunale, gjegjësisht Kuvendin Komunal, për emërtimin si ‘Parku i 21 fidaneve’ që është simbolikë e shënimit të 21 marsit, në shenjë solidarizimi me fëmijët me sindromin down, në mënyrë që Gjilani ka ketë një hapësirë që iu dedikohet atyre”, ka thënë Xhemaili.

Përfaqësuesja e Qendrës së kujdesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, ka thënë se i kanë propozuar Komunës së Gjilanit mbjelljen e 21 fidaneve, duke shfaqur shpresën që ky park të quhet Parku i 21 fidaneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar…