
Gjilani shkatërroi Ferizajn, Flamurtari befasoi Dritën
03 nëntor 2019
| 15:03
Skuadra e Gjilanit është treguar superiore ndaj Ferizajt, pasi e mposhti sot me rezultat bindës 4-0.
I pandalshëm në ketë ndeshje ishte Fiton Hajdari, i cili realizoi tre gola për skuadrën e Gjilanit, derisa një gol tjetër e shtoi Tomislav Busiq.
Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiro që u zhvillua sot, Flamurtari i Prishtinës e befasoi Dritës, duke e mposhtur me rezultat 1-0. Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet e shënoi Torviol Stullqaku, në minutën e 78-të.
/Epoka e re/