‘Gjilani shndërrohet në komunë të kunatave dhe balldëskave’, PDK-ja publikon një video ku dëshmohen punësimet masive mbi baza familjare
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan ka reaguar përsëri pas publikimit të rezultateve të fundit në rekrutimin e personelit arsimor në Komunën e Gjilanit.
Komuna e Gjilanit në konkursin e fundit për mësimdhënës ka përzgjedhur kunatën e kryetarit Hyseni, kunatën e drejtorit të arsimit, kunatën e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, balldëskën e deptetit të LV-së, Luan Aliut, dhe shumë familjarë të tjerë të zyrtarëve të LV-së.
Dega e PDK-së në Gjilan ka publikuar së fundmi një video të kryeministrit Albin Kurti i cili në një tubim në Gjilan kishte premtuar punësim në bazë të meritokracisë dhe jo në bazë të përkatësisë politike.
“Komuna e Gjilanit shndërrohet në komunë të kunatave dhe balldëskave. Premtuan shpresë dhe sollën dëshpërim. Premtuan depolitizim në punësim dhe e ngulfatën Komunën me familjarë të tyre”, është thënë në reagimin e PDK-së në Gjilan.