
Gjilani siguron Superligën, Besa edhe një vit në Ligën e Parë
30 maj 2019
| 18:01
Skuadra e Gjilanit e ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Besës (1-0), dhe në ketë mënyrë e ka siguruar mbetjen në IPKO Superligë edhe për edicionin 2019/2020.
Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Keita Razak, në minutën e 24-të.
Skuadra tjetër që e siguron Superligën do të mësohet të shtunën kur takohen Trepça ’89 me Vëllaznimin.
/Epoka e re/