Gjilani synon maksimumin ndaj Flamurtarit. Sot fillon edhe Liga e Parë
Sot (e shtunë) zhvillohen tri ndeshje të javës së 19 në IPKO Superligën e Kosovës. Një nga ndeshjet që pritet të zgjojë interesim të madh është ajo në mes të Gjilanit dhe Flamurtarit.
Vendësit që në këtë ndeshje drejtohen nga Alban Hyseni, i cili e ka zëvendësuar trajnerin e larguar Sadat Pajaziti, kërkojnë t’u rikthehen fitoreve pas humbjes në xhiron e kaluar nga Drita (3-1).
“Kemi punuar intensivisht këto ditë për ta kthyer moralin, motivin dhe atmosferën brenda skuadrës. Besoj se kemi arritur sukses, sepse ekipi duket mjaft i motivuar për t’u futur në fushë dhe për të treguar sa vlejmë dhe sa mundet.
Gjendja fizike dhe psikike tanimë është e mirë dhe të gjithë e kemi mendjen te ndeshja e radhës, e cila ka peshën e vet dhe është mjaft e rëndësishme për ne për vazhdimin e kampionatit”, ka thënë për faqen e klubit të Gjilanit, Ylber Kastrati.
“Ne gjithmonë jemi mbështetur dhe do të
vazhdojmë të mbështetmi te thënia ‘të bashkuar jemi më të fuqishëm’. Besoj se me përkrahjehen të kënaqur me ne”, ka shtuar kapiteni Kastrati.
Ndërsa Flamurtari, pas fitores në xhiron e parë të sezonit pranveror ndaj Prishtinës, po synon ta vazhdojë serinë me rezultate pozitive.
“Kemi punuar shumë në fazën përgatitore. Kemi pasur edhe kushte të mira. Fitorja ndaj Prishtinës do të jetë një motiv shtesë për ne, por duhet të përqendrohemi në ndeshjen ndaj Gjilanit që të kemi një vazhdimësi me rezultate pozitive”, ka thënë Alban Shillova, sulmues i Flamurtarit.
Sot (e shtunë) zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera, kurse tri ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje zhvillohen të dielën. Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në mes të Feronikelit dhe Llapit.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes dy rivaleve të vjetra, Prishtinës dhe Lirisë.
Ndërsa sot (e shtunë) fillon edhe sezoni pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Ndeshja kryesore për këtë xhiro do të jetë ajo në mes të Vitisë dhe Besës së Pejës. Të gjitha ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë do të fillojnë nga ora 13:00.