Gjilani triumfon me rezultat minimal ndaj Feronikelit ’74

09 mars 2025 | 16:06

Gjilani ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një pjesë e parë e balancuar, me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi, por pa arritur të shënonin gol.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0.

Në pjesën e dytë Gjilani shtoi sulmet dhe kjo solli edhe rezultat. Ishte minuta e 70-të e ndeshjes, kur Albin Prapashtica realizoi një gol të bukur për 1-0.

Por në minutën e 95-të, mysafirët fituan penallti pasi në zonë me dorë luajti Marko Roganovic.

Megjithatë Kenan Haxhihamza ka pritur penalltinë e Lavdim Zumberit për t’i dhënë tre pikë të mëdha Gjilanit. Me këtë fitore Gjilani përforcon pozitën e katërt me 34 pikë, derisa Feronikeli ’74 mbetet e fundit me 14 pikë.

Në xhiron e ardhshme Gjilani do të luaj derbin me Malishevën në udhëtim, derisa Feronikeli ’74 do të përballet me Suharekën gjithashtu në udhëtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini është rikthyer te fitore pasi ka mposhtur Malishevën me…