Gjilani triumfon ndaj Malishevës
15 prill 2023
| 17:48
Gjilani ka shënuar fitore ndaj Malishevës, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Billalli, në minutën e 12’. Mevlan Zeka me një gol në minutën e 31’ dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat u pajtuan me këtë rezultat, pasi nuk pati ndryshim të rezultatit.
Gjilani pas fitores mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, pas 29 ndeshjeve, teksa Malisheva renditet në pozitën e tetë me 30 sosh.