Gjilani triumfon ndaj Renovës
Kuq e bardhët e Gjilanit kanë triumfuar me rezultat 3 me 2, në ndeshjen testuese kundër skuadrës nga Maqedonia Veriore, atë të Renovës.
Në këtë takim Gjilani u ndodh në disavantazh 2 me 1 pas pjesës së parë, por pjesa e dytë foli për kuq e bardhët, të cilët kthyen rezultatin në favor të tyre duke triumfuar në takimin e sotëm.
Golat për Gjilanin i realizuan, Keita Aziz në fraksionin e parë të lojës saktësisht në minutën e 40-të, futbollisti nga Bregu u Fildisht hapi serinë e golave për Gjilanin.Goli i dytë erdhi nga Qëndrim Dautaj në minutën e 62-të, i cili arriti ti nivelizoi shifrat me golin e tijë në ndeshjen e sotme.
Ndërkohë goli i fundit dhe i fitores u realizua nga futbollisti më i ri i skuadrës kuq e bardh, Tomislav Bušič, i cili debutoi me gol në fanellen e Gjilanit kësisoj duke i dhënë fitore skuadrës së Gjilanit në minutat shtesë të takimit.
Futbollistët edhe në takimin e sotëm përball Renovës shfaqën lojë të bukur dhe formë të lartë, tregues se skuadra po punon mjaftë mirë, prag fillimit të kampionatit të ri garues në Ipko Superligë.