Gjilani triumfon në miqësore ndaj Shakhter Karagandy

27 janar 2022 | 14:40

Skuadra e Gjilanit po vazhdon përgatitjet në qytetin bregdetar të Turqisë, Antalia.

Skuadra e Ismet Munishit që është lidere në BKT Superligën e Kosovës, ka zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore në tokën turke, ku janë përballur me skuadrën nga Kazakistani, Shakhter Karagandy.

Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në këtë miqësore. I pari që shënoi ishte Albert Dabiqaj, i cili tundi rrjetën për 1-0 në minutën e 30-të. Pas tij shënoi Gerhard Progni në minutën e 44-të nga pika e bardhë.

Gjilani do të qëndrojë edhe disa ditë në Turqi, para se të kthehet për pjesën pranverore të kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka treguar  se vlera…