Gjilani u kërkon operatorëve ekonomikë t’i ndërmarrin masat për parandalimin e COVID-19

18 mars 2020 | 15:22

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik dhe ndërmarrjeve publike që të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me situatën e krijuar për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe të zbatojnë me përpikëri të gjitha urdhëresat dhe rekomandimet e dala nga Ministria e Ekonomisë Punës Tregtisë Industrisë Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Drejtoria mirëmban komunikim të vazhdueshëm me operatorët ekonomikë me qëllim të menaxhimit të kësaj situate sfiduese për të gjithë përfshirë sektorin privat dhe për të kërkuar që të mos ngritën çmimet e artikujve ushqimor, higjienik, barna etj,. që janë esenciale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien sociale të qytetarëve të Komunës së Gjilanit në këtë situatë emergjente të shëndetit publik. Drejtoria e Inspekcionit është rregullisht në terren duke inspektuar të gjitha veprimtaritë për shitjen me pakicë të gjërave ushqimore, furrat e bukës, barnatoret, pompat e benzinës, etj për të mbajtur çmimet nën kontroll. Të gjithë operatorët ekonomikë të kujdesen për shëndetin e punëtorëve duke ju siguruar pajisje personale mbrojtëse, të mbajnë higjienë, të bëjnë dezinfektimin e hapësirave si dhe të respektojnë distancën e rekomanduar minimale së paku një metër ndërmjet personave prezent përfshirë distancën ndërmjet stafit dhe klientëve”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

Sipas këtij njoftimi, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka kërkuar nga ndërmarrjet publike lokale dhe operatorë të tjerë që ofrojnë shërbime bazike si furnizimin me ujë, grumbullimin e mbeturinave dhe shërbime të transportit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga pezullimi i mësimit nga MASHT, si masë parandaluse…