Gjilani u rikthehet fitoreve
14 qershor 2020
| 19:04
Skuadra e Gjilanit u është rikthyer fitoreve në Superligë. Kjo skuadër sot e mposhti Ferizajn me rezultat 0-3.
Golat për skuadrën e Gentian Mezanit në pjesën e parë i shënuan Gerhard Progni dhe Darko Nikaq, kurse në fillim të pjesës së dytë ka shënuar edhe Fiton Hajdari për epërsinë 0-3.
Pas kësaj ndeshje Gjilani është në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa mbetet në pozitën e dhjetë me 25 pikë.
(V.Z / Epoka e re)