Gjilani vazhdon aksionin për pastrimin e qytetit

10 prill 2019 | 18:27

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin” së bashku me të gjitha institucionet në nivelin lokal, duke përfshirë shkollat, institucionet shëndetësore, kompanitë regjionale, FSK-në, zjarrfikësit, për të pastruar rrugët kryesore, pastaj largimin e mbeturinave dhe parandalimin e deponive ilegale, brenda një intervali dy mujor, që nga kjo javë e deri më 20 qershor.

Në fazën e parë është e paraparë largimi i mbeturinave dhe pastrimi i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjve dhe zgjerimin e gjelbërimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim nëpër të gjitha lagjet në qytet me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirim Kastrati ndihet krenar që e Kosovën dhe ndjenjat që…