Gjilani vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Trepçën ’89
30 gusht 2018
| 14:54
KF Gjilani po vijon me intensitet të lartë përgatitjet për duelin që e zhvillon në fundjavë kundër Trepçës ‘89.
Mesditën e sotme skuadra u grumbullua për të vijuar stërvitjet e rregullta, që u mbajtën në fushën ndihmëse. “Ekipi u paraqit i plotë sot dhe gjendja fizike e futbollistëve është mjaft e mirë, kur kanë mbetur edhe tri ditë para duelit të parë në shtëpi për këtë edicion që Gjilani e zhvillon kundër skuadrës mitrovicase Trepçës ‘89”, thuhet në njoftimin e skuadrës se Gjilanit.
Gjilani ndeshjen e parë kundër Prishtinës nuk e zhvilloj, kurse në ndeshjen e dytë shënoi fitore 3-2 ndaj KEK-ut.
/Epoka e re/