Gjilanit i shtohen dy çerdhe të reja
29 shtator 2022
| 11:44
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se Gjilanit do t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja.
Ai ka thënë se në javën e ardhshme do të nis ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj ne Dobërçan.
“Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan. Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.