Gjimnastet e “Elitës” kthehen nga kampi stërvitor i Malit të Zi
Klubi i Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina e udhëhequr nga Shkumbim Maqastena dhe Abeliana Bregu për një javë kanë marrë pjesë në kampin stërvitor në Mal të Zi. Atje kanë qenë 15 gjimnaste të cilat janë edhe garuese të këtij klubi në garat që organizohen nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës.
Kampi stërvitor ka zgjatur nga data 3 maj deri më 10 maj, ku janë bërë përgatitjet fizike të këtyre sportistëve.
Sipas një njoftimi nga vet klubi i “Elitës”, ky kamp stërvitor është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.
Postimi i plotë i Klubit të Gjimnastikës “Elita”:
Një përmbledhje e shkurtër nga dita e parë e kampit, për përgatitjen fizike të sportisteve më të mirë të klubit tonë.
Faleminderit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e këtij kampi, i cili ka një rendësi të madhe për arritjen drejt suksesit.
Gjithashtu, i falënderojmë #prindërit, të cilët janë të pakursyer ndaj çdo iniciative, aktiviteti, apo çdo gjë tjetër në lidhje me sportin.
Pa harruar edhe me të rëndësishmen Federata e Gjimnastikës e Kosovës, ku klubi jonë është pjesë e saj që prej themelimit.
Suksese grupi…?
Punoni fortë dhe bëhuni shembull që çdo fëmijë të jetë pjesë e aktiviteteve sportive.