Gjimnastet e ‘Elitës’ shkëmbyen përvoja me gjimnastet e ‘Vllaznisë’
Gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina të udhëhequra nga trajnerët Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena kanë qëndruar disa ditë në Shkodër ku kanë shkëmbyer përvojat me klubin shqiptar “Vllaznia”.
Sipas njoftimit të klubit prishtinas, gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar disa seanca të përbashkëta, por janë shkëmbyer edhe njohurit mes dy klubeve, raporton Epoka e re.
“Kjo iniciative e klubit tonë , por edhe të gjitha iniciativat që kemi marë deri tani, kanë për qëllim që: fëmijet duke u rritur me frymën sportive, të bëjnë një jetë të shëndetshme, sociale dhe argëtuese”, thuhet në njoftimin e KGJ “Elita”.
Njoftimi i plotë i KGJ “Elita”:
Klubi i Gjimnastikës “Elita” në bashkëpunim me Akademinë e Gjimnastikës “Vllaznia”, kanë realizuar disa seanca stërvitore ekipore, të cilat përveç ndikimit pozitiv në gjimnastikë, ka ndikuar dukshëm në motivimin, socializimin dhe shkëmbimin e njohurive midis njeri-tjetrit.
Pas stërvitjeve disa ditore, u realizua një mini aktivitet, ku në baze të performancës u shpërblyen me medalje dhe çertifikatë, një mënyrë kjo për të shpërblyer sado pak punën dhe sakrificën që bëjnë çdo ditë, për të ngritur lartë sportin e bukur të gjimnastikës.
Kjo iniciative e klubit tonë , por edhe të gjitha iniciativat që kemi marë deri tani, kanë për qëllim që: fëmijet duke u rritur me frymën sportive, të bëjnë një jetë të shëndetshme, sociale dhe argëtuese.
Një falenderim shkon për Komuna e Prishtinës, e cila na mbështeti financiarisht, si dhe #prinderit, të cilët janë mbështetja jonë më e madhe, në çdo aspekt.
Aktivitete të tjera na presin