Gjimnastet e Kosovës bënë paraqitje të mirë në Kampionatin Ballkanik të Gjimnastikës në Turqi

23 shtator 2023 | 19:46

Gjimnastet nga Kosova, Bora Hoti, Elena Sefa, Jora Gervalla, Fernaze Cakaj dhe Sara Pllana të shoqëruara nga nënkryetaret e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, Sherife Aliçkaj-Qerimi dhe Abeliana Bregu, bashkë me trajnerët Doruntinë Ibrahimi dhe Shkumbin Maqastena dhe mjekja Blerina Mema, kanë marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Gjimnastikës në Turqi.

Në këto gara kanë marrë pjesë shumë gjimnaste nga shtetet e ndryshme.

Gjimnastet e Kosovës edhe pse nuk kanë mundur të kualifikohen në finale megjithate paraqitja e tyre ka qenë brilante.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare e FGJK-së.

Njoftimi i plotë i FGJK-së:

Ekipi i kombëtares së Kosovës të gjimnastikës mori pjesë në Kampionatin Ballkanik të Gjimnastikës në Turqi, ku u udhëhoq nga Nënkryetaret Sherife Aliçkaj Qerimi dhe Abeliana Bregu, bashkë me trajnerët Doruntinë Ibrahimi dhe Shkumbin Maqastena. Në këtë udhëtim, ata ishin të shoqëruar edhe nga doktoresha Blerina Mema. Gjimnastet e Kosovës që garuan me sukses ishin Bora Hoti, Elena Sefa, Jora Gervalla, Fernaze Cakaj dhe Sara Pllana.

Në përpjekjet e tyre, ata nuk arritën të kualifikohen në finale për shkak të konkurrencës të fortë në rajon. Megjithatë, gjimnastet tona treguan një paraqitje të shkëlqyer dhe nuk u lenduan gjatë garës.

Shpresojmë që në të ardhmen, shteti ynë do të investojë në ndërtimin e palestrave të gjimnastikës, për të ofruar infrastrukturë më të mirë dhe mundësi për suksese të mëtejshme. Vullneti dhe puna e palodhur e trajnerëve do të shpërblehet me medalje në garat e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi,…