Gjimnastet e Kosovës përmbyllin me sukses kampin një javor në Turqi
Dymbëdhjetë gjimnaste nga Kosova kanë përmbyll me sukses kampin stërvitor një javor në Turqi. Ato kanë qenë të shoqëruar nga trajnerët e Kosovës, si dhe janë përgatitur edhe nga trajnerët e kombëtares turke.
Gjimnastet Hira Haziri, Fernaze Cakaj, Diellona Azemi, Jora Gërvalla, Sara Pllana, Rea Berisha, Bora Hoti, Vlera Gërguri, Elena Sefa, Vilëza Zeqiri, Kaltrina Thaqi dhe Valëza Rama të shoqëruar nga trajnerët Besnik Latifi, Shkumbin Maqastena, Ard Kryeziu, Arlind Shaqiri, Doruntinë Ibrahimi dhe Lisa Zeqiri, nga data 14-21 janar, kanë shkëmbyer dhe përvetësuar përvojat e tyre në këtë kamp i cili ka rëndësinë e veçantë për këtë sport specifik. Ky kamp stervitor është mbështetur nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës.
Vlen të theksohet se vëmendje të madhe stërvitjeve të gjimnasteve të Kosovës, i ka kushtuar edhe Federata turke, respektivisht kryetrajneri i kësaj federata dhe kryetari i saj. Ata kanë vizituar kampin ku ishin të vendosur delegacioni i Kosovës.
Njoftimi i plotë i FGJK-së:
Pas një jave të shkëlqyeshme stërvitjesh sot e përmbyllëm kampin stërvitor 1 javor në Turqi.
Ekipi që u kujdes për dymbëdhjetë gjimnastet tona në kamp ishte i përbërë nga: Besnik Latifi, Shkumbin Maqastena, Ard Kryeziu, Arlind Shaqiri, Doruntinë Ibrahimi dhe Lisa Zeqiri.
Gjimnastet tona pjesëmarrëse ishin:
Hira Haziri, Fernaze Cakaj, Diellona Azemi, Jora Gërvalla, Sara Pllana, Rea Berisha, Bora Hoti, Vlera Gërguri, Elena Sefa, Vilëza Zeqiri, Kaltrina Thaqi dhe Valëza Rama.
Në emër të gjithë ekipit, faleminderit te gjithëve për përkrahjen e pandërprerë.