Gjimnastika bën historinë, garon në Itali dhe Slloveni
Gjimnastika e Kosovës në vitin 21018 ka bërë historinë, duke marrë pjesë në gara të forta ndërkombëtare.
Gjimnastet e Kosovës, përveç garave të shumta vendore dhe pjesëmarrjes në një garë në Maqedoni, kanë bërë historinë duke marrë pjesë dhe duke pasur suksese në Itali. Gjimnastet e Kosovës, Vilëza Zeqiri, Valëza Rama, Bora Hoti dhe Amela Gërbeshi, së bashku me trajnerët Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena, morën pjesë në “Gold” Artistic Gymnastic Championship 2017/2018 që u zhvillua në Itali.
Në muajin tetor gjimnastet e klubit elita: Amela Gërbeshi, Bora Hoti Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama morën pjesën edhe në aktivitetin garues Šalamunov Memorial 2018 në Maribor. Edhe këtu gjimnastet e Kosovës u paraqiten mirë, kurse trajnerët presin që në një të ardhme të afërt ato t’i sjellin medalje Kosovës.
/Epoka e re/