Gjimnastika nderon festën e flamurit, ja rezultatet
Federata e Gjimnastikës së Kosovës ka mbajtur garat finale në gjimnastikën artistike për meshkuj dhe femra.
Këto gara janë organizuar për nder të festës së flamurit kombëtar dhe ditëlindjes se komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari. Duhet cekur se në këto gara klubi më i suksesshëm doli “Elita” nga Prishtina. Gjimnastet kryeqytetase rrëmbyen plotë 27 medalje, duke konfirmuar edhe një herë dominimin në gjimnastikën e Kosovës.
Vlen të theksohet se një punë të rëndësishme e kanë bërë ekipi i gjyqtarëve të cilët për herë të parë kanë përdorur Kodin e Poentimit në gjimnastikë normalisht të modifikuar. Gjyqtarët e vështirësisë (D) dhe Gjyqtarët e ekzekutimit (E). Pavarësisht vështirësive që u shfaqën për shkak të mungesës së hapësirës, Federata e Gjimnastikës e vlerëson pozitivisht rrjedhën e garës, ngritjen e cilësisë nga klubet, qasjen pozitive të trajnerëve, interesimin e shikuesve.