Gjimnastja e Klubit “Elita”, Bora Hoti, udhëton për Finlandë
08 gusht 2021
| 18:24
Gjimnastja e Klubit “Elita”, Bora Hoti dhe trajneri i saj Shkumbin Maqastena, nga data 9-19 gusht janë të ftuar nga Gjimnastika Evropiane, kurse të financuar nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës, që të marrin pjesë në trajnimin profesional në Qendrën Trajnuese Olimpike Kuortane e cila është një qendër unike multisportive ndërkombëtare e trajnimit, mirëqenies dhe edukimit, rrethuar nga një mjedis i bukur natyror që gjendet në bregun e liqenit Kuortane, Finlandë.
Avancimi i tyre profesional jep motiv dhe shpresë që me sukseset në gjimnastikë, një ditë Kosovën ta bëjnë krenare.