
Gjimnazi “Xhevdet Doda” zgjedh Armend Qafleshin, mësimdhënës i dalluar i vitit
Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka zgjedhur profesorin e lëndës së Kimisë, Armend Qafleshin, mësimdhënësin e vitit të shkollës.
Ky çmim profesorit Qafleshi i është dhënë për përkushtimin, profesionalizmin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm tek nxënësit dhe komuniteti shkollor. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Gjimnazit “Xhevdet Doda”.
Njoftimi i plotë:
Me kënaqësi dhe krenari, shpallim përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar për këtë vit në shkollën tonë – Profesorin e Kimisë, Armend Qafleshi!
Ky çmim është një vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që profesori Qafleshi ka pasur tek nxënësit dhe komuniteti ynë shkollor. Përmes pasionit të tij për mësimdhënie dhe angazhimit të pandalshëm, ai ka frymëzuar breza të rinj dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në arsim.
Faleminderit, profesor Armend, për punën tuaj të palodhshme!