Gjimshiti, 200 ndeshje me Atalantën në Serie A
Berat Gjimshiti luan ndeshjen e tij të 200 me Atalantën në Serie A. Aktivizimi në pjesën e dytë e mbrojtësit kuqezi në sfidën e javës së 16 ndaj Cagliarit ishte e 200 në karrierë në elitën e futbollit Italian me fanellën e bergamaskëve për Gjimshitin.
Një arritje e rëndësishme për mbrojtësin, i cili është kthyer në një element shumë të rëndësishëm të këtij klubi, me statistikat që tregojnë qartësisht përse.
Rezulton se që nga viti 2019 e deri më sot, ai ka koleksionuar 600 duele ajrore të fituara, 392 topa të vjedhur ndaj kundërshtarëve, 257 pasime të ndaluara dhe 790 duele në tokë të fituara.
Në këtë mënyrë, ai është lojtari i cili ka numrin më të lartë të statistikave të përgjithshme në krahasim me të gjithë shokët e repartit të mbrojtjes, ndërsa në dy sezonet e fundit, rezulton se ka qenë numri 1 brenda skuadrës në secilën prej këtyre statistikave. Edhe klubi i Atalantës nuk ngurroi të uronte Gjimshitin për këtë arritje me klubin zikaltër, duke postuar në faqen zyrtare të klubit urimin për kapitenin tonë kuqezi.