Gjimshiti: Duam fitoren ndaj Liverpoolit

02 nëntor 2020 | 14:38

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti, kërkon që skuadra e tij të sigurojë rezultat pozitiv ndaj Liverpoolit, edhe pse kampionët e Anglisë janë favoritë për të fituar në Bergamo. Pas mbërritjes deri në çerekfinale edicionin e shkuar, skuadra e shqiptarit do të tentojë edhe këtë vit të bëjë surprizën.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë. Tani përballemi me Liverpoolin me më shumë besim. Kemi disa probleme fizike dhe na duhen disa ditë për të marrë veten. Rëndësi ka që luajmë në shtëpi dhe të marrim një rezultat të mirë”, ka thënë qendërmbrojtësi, i cili u ndal të komentonte fitoren e Atalantës 1-2 ndaj Crotones.

“Kishim shumë gjëra për të humbur dhe e dinim që do të ishte një takim shumë i vështirë, pasi të gjitha skuadrat që kanë luajtur këtu kanë vuajtur. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë dhe ndoshta më pak mirë në 45 minutat e dyta. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen me një tjetër gol, por nuk ia dolëm”, ka shtuar Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Brendshme e Bjellorusisë ka bërë me dije se…