Gjimshiti: E dhimbshme të eliminohesh në atë mënyrë
13 gusht 2020
| 18:00
Berat Gjimshiti ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në Champions League, duke luajtur një ndeshje fantastike. Pas daljes së tij nga fusha e lojës, skuadra bergamaske do të pësonte dy gola për 3 minuta, duke treguar edhe rëndësinë që ai ka në skemat e Gasperinit.
Lojtari i kombëtares sonë komentoi eliminimin nga Champions League përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Është e dhimbshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Ishim shumë pranë, vetëm disa minuta larg. Gjithsesi jemi krenarë për atë që kemi arritur si ekip. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen këtë sezon. Shihemi sezonin tjetër”, ka shkruar mbrojtësi.