Gjimshiti: E dinim që do të ishte e vështirë, synojmë arritjen në finale
Një barazim 1-1 në “ferrin” e “Velodromit” është një rezultat pozitiv për Atalantan, me bergamaskët që tashmë ëndërrojnë më të drejtë finalen e madhe.
Gasperini i falet edhe një herë Scamacca-s, me sulmuesin “azzurr” që vijon formën fantastike. Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti beson te arritja në finalen e Ligën e Evropës.
“E dinim që do të ishte e vështirë, por ne u përpoqëm të bënim ndeshjen tonë, besoj se ja arritëm 100%. Sigurisht bëmë disa gabime që do të përpiqemi t’i rregullojmë në ndeshjen e kthimit. Në pjesën e dytë nuk luajtëm mirë, kjo pasi edhe nuk e njihnim mirë rivalin tonë. Gjithsesi, në fund morëm një rezultat të mirë, nuk humbëm, kjo ishte e rëndësishme. Tani do të luajmë në shtëpinë tonë, e dimë se si do të luajmë. Jemi përballë publikut tonë, në shtëpinë tonë, do të japim maksimumin”, u shpreh Gjimshiti.