Gjimshiti, gati për Ligën e Kampionëve
25 nëntor 2024
| 12:00
Pas suksesit përballë Parmës në kampionat në fundjavë, Atalanta përgatitet për ndeshjen e radhës në Champions League kundër Young Boys në Zvicër, që do të luhet nesër në mbrëmje.
Lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin Gian Piero Gasperini, që rikuperon dy lojtarë për këtë ndeshje të rëndësishme, Berat Gjimshitin dhe Sead Kolasinaq.
Kapiteni i Kombëtares kuqezi është rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës së djathtë të pësuar para pushimit ndërkombëtar, ndërsa ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit po rikuperohet nga dëmtimi i shkallës së parë të pësuar në ndeshjen e mëparshme evropiane kundër Stuttgartit.
Tekniku shpreson që t’i ketë të dy lojtarët në dispozicion për ndeshjen e radhës në Champions.