
Gjimshiti ia siguron fitoren Atalantas (Video)
07 dhjetor 2019
| 17:19
Atalanta ka fituar në minutat e fundit përballjen ndaj Veronas, kurse mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti shënoi golin e fitores për vendasit (3-2).
Di Carmine shënoi të dy golat për ekipin mysafir. Kurse për vendasit shënuan Malinovski, Muriel e Gjimshiti.
Me këtë fitore Atalanta arrin në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë. Derisa Verona në vendin e nëntë ka dhjetë pikë më pak.