Gjimshiti: Ishte ndeshje speciale për mua

10 nëntor 2023 | 12:50

Atalanta siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Evropa Ligës. Golin vendimtar për bergamaskët e realizoi Berat Gjimshiti, për të cilin ishte një mbrëmje speciale duke qenë se luante ndeshjen numër 200 me fanellën e Atalantës.

Pas sfidës, mbrojtësi i kombëtares u shpreh i lumtur që shënoi golin që vendosi ndeshjen ndaj Sturm Graz.

“Ishte një ndeshje speciale për mua, por edhe bëhej fjalë edhe për ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën pasi në lojë ishte kualifikimi për në fazën tjetër. Jam shumë i lumtur që shënova golin vendimtar. Luajtëm mirë në pjesën e dytë, pasi në të parën gabuam shumë. Ndaj Sportingut do të luajmë për të fituar, edhe pse bëhet fjalë për një skuadër të fortë. Gjithsesi, ne duam ta mbyllim grupin në vendin e parë”, u shpreh Gjimshiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pete Davidson e ndryshoi Kim Kardashian në më shumë se…