
Gjimshiti në formacionin e javës
06 shtator 2021
| 12:50
Kanë përfunduar ndeshjet e 5-ta të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka skicuar formacionin më të mirë të javës së pestë të eliminatoreve të Botërorit.
Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili vlerësohet me notën 7,9 dhe rreshtohet në vijën e mbrojtjes së bashku me Bjarnason të Islandës dhe Milenkoviçin e Serbisë.
Portën e mbron Sommer, më pas mesfusha është e përbërë me Bale, Hakan Çalhanoglu, Goretzka dhe Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Depayn.